Vizitë në Xhaminë Bashkimi nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Wien

Sot xhaminë Bashkimi e vizituan përfaqësues dhe zyrtar të lartë nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Wien, Atashehu z.Bekim Halilaj dhe konzuli znj.Kaltrina Ademi Oruçi.
Musafirët u pritën nga Imami Menderez Alili dhe Arkatari hoxhë Rexhep Sahiti.
Në fillim ua prezentuam objektin e xhamisë dhe pastaj biseduam për shumë tema e me theks të veçantë rreth nxënësve, se si të krijohen kushte më të mira për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar.
Nga ana e tyre morëm premtime se do të kemi përkrahje në çdo aspekt si në libra dhe material tjetër të nevojshëm për nxënësit dhe mundësinë për organizime në nivele më të larta të mbështetura nga ambasada.
Në emër të Kryetarit, Kryesisë dhe Anëtarëve të shoqatës, falënderuam zyrtarët nga Ambasada e R.së Kosovës me shpresë që bashkëpunimi të jetë i përhershëm.
M_A