Me datë 17 Qershor 2014, për herë të parë u takuan të gjitha unionet e shoqatave që veprojnë në Oberösterreich me mandataren e re të Landesregierung-it Frau Mag. Gertraud Jahn, e cila i priti të gjitha kryesuesit e unioneve të shoqatave.
Të pranishëm ishin edhe kryetari i Unionit të Shoqatave Shqiptare në Linz Ing. Adnan Abdullahi dhe sekretari i Unionit Xhemail Nexhipi.
Pas një fjalimi mjaft impresionues dhe mbreslënës nga Fr. Mag. Gertraud Jahn, të njejtës i prezentuan të gjithë përfaqësuesit e Unioneve nga një historik të shkurtër, përbërjen dhe aktivitetet që po zhvillohen mbrenda shoqatave në Oberösterreich.
Takimin e përshëndeti edhe kryesuesja e Qendrës për Integrim në kuadër të Landesregierung-it, Fr. Dr. Renate Müller.
[lg_folder folder=”Fr Mag Gertraud Jahn/” paging=”false”]