SI TA KALOJMË NATËN E PARË TË RAMAZANIT

Duke pasur parasysh që All-llahu (xh. sh.) e filloi shpalljen e Kur’anit për njerëzimin pikërisht në Ramazan, ky është rasti më i mirë që ta përkujtojmë atë akt dhe ta analizojmë qëndrimin tonë ndaj Kur’anit. Një nga detyrat tona të para do të duhej të ishte leximi i rregulltë i Kur’anit, në mënyrë që të zbulonim në vete horizonte të reja të dijës dhe besimit.
• Falënderojeni All-llahun (xh. sh.) për jetën e dhuruar.
• Përkujtoni hadithet në të cilat Muhammedi (s) thotë: „Dhjetëditëshi e parë i Ramaznait është rahmet (mëshirë e All-llahut), dhejtëditëshi i dytë është magfiret (falje nga gjynahet), ndërsa dhjetëditëshi i tretë është itkun minen-nar (mbrojtje nga zjarri i xhehennemit).“
Mundohuni që aktivitetet tuaja të Ramaznait t’i planifikoni sipas këtij hadithi.
• Duke bërë një dush simbolik përgatituni për namaznin e parë të teravisë.
• Detyrimisht vizitojeni xhaminë dhe faleni jacinë dhe teravinë me xhemat.
• Dëgjojeni prej imamit të xhamisë çfarë programi është paraparë për ramazan në xhami.
• Nëse tashmë nuk e ka bërë, propozojani imamit që të bëje në formë të shkruar programin e aktiviteteve më të rëndësishme.
• Kur të ktheheni në shtëpi, faleni namaz nafile dhe namaz nate dhe bëjëni nijjet si do ta kaloni Ramazanin.
• Që nga nata e parë fillojeni me zbatimin e programit të Ramazanit.
• Bëjini të gjitha përgatitjet e domosdoshme për syfyr.
• Më kohë shkoni në xhumë, nëse nuk e keni planifikuar të bëni ibadet (shpirtëror apo mendor) deri në syfyr.
• Në marrëveshje me anëtarët e familjes, caktojeni kohën e ngritjes në syfyr.
Muhammedi (s) ka thënë:
„Kur të vijë nata a e parë e Ramaznait, shejtanët dhe xhinnet rebelues frenohen (lidhen), mbyllen të gjitha dyert e xhehennemit, hapen të gjitha dyert e xhennetit dhe thërret një zë: „O ti që bën mirë, afrohu, e ti që bën keq, largohu.“ (Termidhiu)
Transmetohet nga Ebu Hurejre që Pejagmberi (s) ka thënë:
„Pesë kohët e namazit, xhumaja deri në xhuman tjetër dhe ramazani deri në ramazanin tjetër i shlyjnë gjynahët ndërmjet tyre, nëse nuk bëhen mëkate të mëdha.“ (Ramazani- Këshilla dhe bonton)
Nga Rahmetliu Mr. Muhidin Ahmeti
1962 – 2018