Ramazani po afrohet…

Ardhja e muajit të bekuar të Ramazanit është një mundësi e artë për ne që të fillojmë përgatitjet tona dhe sa më të gatshëm ta presim këtë musafir të madh i cili kur vjen sjell tek ne dhe në familjet tona mëshirë, paqë, lumturi dhe mbushje të shpirtit i cili ka nevojë të mbushet edhe atë me takvallëk (devotshmëri), që Zoti e kërkon prej nesh. Në Kur’an thuhet:
,, O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim i detyrueshëm si që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush kështu që të bëheni të devotshëm ” (El-Bekare,183).
Devotshmëria e kërkuar në ajet ka për qëllim që në agjërimin tonë të bashkagjërojnë të gjitha pjesët e trupit bashkë me stomakun si syri, veshët, duart, këmbët etj.
Ajo që duhet për një fillim të mbarë të agjërimit është plani ynë për të ndryshuar rutinën tonë të përditshme me diçka madhështore e që shpresojmë të vazhdojmë me këtë ndryshim edhe pas kalimit të Ramazanit.
-Vendosmëria për pendim nga e kaluara, mëkatet ndaj Zotit dhe ndaj njerëzve, zëvendësim me sevabe dhe të mira.
-Namazi me përkushtim dhe kënaqësi, falja e teravive dhe namazave tjera vullnetare.
-Agjërimi i sinqertë për Zotin f.p
-Ne dhe Kur’ani f.m duke shtuar leximin nëpër shtëpi dhe mukabelet nëpër xhami.
-Lutja për vete, prindërit të gjallë ose të vdekur, lutja për fëmijët tanë dhe për mbarë njerëzimin.
-Ne dhe lëmosha.
Raste të shumta sociale dhe ramazani vjen si një mundësi e mirë për mbështetje të të varfërve dhe nevojtarëve.
-Hapja e shtëpive dhe pajtimi me njerëzit dhe familjarët duke rregulluar raportet mes nesh.
-Vepra, fjala dhe këshillimi për punë të mira.
Le të jenë këto vetëm disa pika që ne ta fillojm ndryshimin për të mirë dhe ta arrijmë takvallëkun e kërkuar nga Zoti ynë.
Le të jetë ky Ramazan muaj i shërimit të trupit dhe shpirtit tonë.
Le të agjërojmë vetëm për Zotin dhe ta marim shpërblimin vetëm nga Ai.
” Agjërimi bëhet për Mua dhe Unë e shpërblej atë ” Hadith Kudsij
Le të lutemi siq luteshte Muham-medi a.s:
” Zoti ynë, na beko në Rexheb dhe Sha’ban dhe na mundëso t’a arrijm Ramazanin” Amin
Autor : Menderez Alili