Planprogrami mësimor i ALKIG-ut për mësimin fetar në xhami

Hyrje
Planprogrami mësimor është i përgatitur kryesisht për xhamitë shqiptare në diasporë,
respektivisht në Austri, ku mësimi fetar zhvillohet vetëm në fundjavë. Përmbajtjet mësimore
janë të përshtatura për nivelin arsimor të fëmijëve dhe sipas shkallëve të caktuara. Fëmijët që
ndjekin mësimin fetar në xhami janë të moshave prej 7 deri në 14 vjeç, por me nivele të
ndryshme të dijeve fetare, të marrura nga familja ose nga ndjekja e mësimit fetar në shkollë.
Prandaj, edhe ndarja nëpër grupe nuk do të bëhet sipas moshës, por në bazë të nivelit të dijes
fetare.

Ky planprogram mësimor ndihmon:
• fëmijën në zhillimin dhe formimin e personalitetit të tij fetar dhe edukativo-arsimor
duke e përgatitur dhe aftësuar atë për jetë fetare,
• Imamin-mësimdhënësin në planifikimin, organizimin dhe realizimin me sukses të
punës me fëmijët në xhami,
• prindin për të përcjellur për së afërmi zhvillimin e aftësive dhe shkathtësive të fëmijës,
të fituara nga ndjekja e mësimit fetar në xhami.

Qëllimet e përgjithshme të mësimit fetar në xhami
• Përvetësimin e njohurive themelore rreth islamit që ndërlidhen me besimin, adhurimet,
etikën dhe diç nga historia islame;
• Aftësimin e nxënësve për kryerjen e obligimeve fetare;
• Përvetësimin e njohurive dhe aftësimin për leximin e librit të shenjtë, Kur´anit;
• Formimin e një personaliteti të shëndoshë fetar, duke u bazuar në mësimet kuranore
dhe ato profetike.
• Kultivimin e vlerave fetare islame, siç janë: respekti ndaj njeriut në përgjithësi, liria e
besimit, liria e mendimit, liria e shprehjes etj.;
• Aftësimin dhe përgatitjen për të qenë anëtar i dobishëm dhe aktiv i shoqërisë në
përgjithësi, familjes, mjedisit ku jeton dhe Austrisë në veçanti.
• Ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare si pjesë e identitetit të
tij, si dhe ndihmon në integrimin e fëmiut në shoqërinë ku jeton.

Planprogrami mësimor përfshin:
1. Lëndët mësimore
2. Orët e parashikuara për çdo lëndë gjatë javës dhe shumën e orëve vjetore për çdo
lëndë.
Me këtë plan mësimor janë paraparë dy lëndë mësimore:
1. Edukata islame
2. Leximi i Kur´anit
Numri i orëve është i paraparë dy orë në javë edhe atë, një orë lexim të Kur´anit dhe një orë
edukatë islame. Në vit parashihen gjithsej 35 orë për çdo lëndë.

Programi mësimor
Pasiqë në Austri fëmijëve ju mundësohet ndjekja e lëndës fetare edhe në shkollat fillore, të
mesme të ulta dhe të larta, ky program mësimor nuk duhet të konsiderohet si program alternativ,
por përmbajtja e këtij programi duhet të mbështes dhe të përplotëson mësimin fetar që
zhvillohet në shkollë. Gjithashtu ky program mësimor është i mirëseardhur edhe për prindërit
që dëshirojnë që fëmijët e tyre të marrim njohuri fetare dhe praktike, e sidomos për ata fëmijë
që për arsye të ndryshme nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin fetar në shkollë.
Përmbajtja mësimore e mësimit fetar në xhami, do të ketë në fokus në mënyrë të veçantë temat
të cilat mundësojnë zhvillim praktik, siç është të mësuarit e leximit të Kur´anit dhe mësimeve
tjera fetare.
Përmes realizimit të qëllimeve të veçanta të të dy lëndëve të sipërpërmendura, arrihen qëllimet
e përgjithshme të parapara me këtë planprogram mësimor.

Lënda: Edukata islame
Temat që do të zhvillohen sipas këtij planprogrami mësimor do të ndahen në 6 kapituj-fusha
edhe atë siç vijon:
1. Mësimi mbi besimin/ kushtet e Imanit.
2. Islami në jetën time
3. Kur´ani
4. Pejgamberët
5. Bashkëjetesa. Njohja me mësimet e feve tjera dhe bashkëjetesa me qytetarët e
besimeve tjera
6. Islami ne Evropë

Lënda: Leximi i Kur´anit:
1. Faza e parë
• Hyrje në shkronjat e Kur‘anit
Shqiptimi i drejtë i shkronjave
Forma e të shkruarit të shkronjave
• Dua dhe Sure
2. Faza e dytë
• Të mësojmë të lexojmë Kur´an
3. Faza e tretë
• Rregullat e Texhvidit
4. Faza e katërt
• Përgatitje për leximin përfundimtar të Kuranit- Hatme

Udhëzime metodologjike
Metodologjia e mësimdhënies është pjesë përbërëse dhe vendimtare e proçesit mësimor.
Prandaj, mësimdhënësi duhet të zgjedhë metodologjinë që mundëson nxënien më efektive të
materialit mësimor. Në qendër të proçesit mësimor duhet të jetë vet fëmija me nevojat dhe
kërkesat e tij, vetitë e tij dhe aftësimi i tij për punë të pavarur. Mësimdhënësi duhet të njohë
mirë aftësitë psiko-fizike, karakterin, nivelin e përgatitjes, përparësitë dhe dobësitë e fëmijës,
dhe në bazë të saj të përgatitet edhe materiali mësimor.

Udhëzime për vlerësim
Mësimdhënësi bën vlerësimin e njohurive të fituara dhe përvetësimit të shkathtësive. Në këtë
mënyrë mësimdhënësi, fëmija po edhe prindi kanë mundësi të përcjellin sukseset e fëmijës si
dhe t´i identifikojnë vështirësitë eventuale dhe të punohet bashkarisht në evitimin e tyre.
Për përgatitjen dhe përpilimin e këtij planprogrami mësimor jemi mbështetur kryesisht në
„Planin mësimor për mësim fetar islam për shkollat fillore, te mesme të ulta dhe të larta“ të
publikuar më datë 25 Korrik 2011 nga Ministria e Arsimit, e Artit dhe e Kulturës në Republikën
e Austrisë.
Komisioni i hartimit të planprogramit:
Asim Ibraimi, pedagog i diplomuar
Mr. Muhamed Fazliu, teolog
Mr. Nexhati Spahiu, teolog

 
Literatura
Dr.Khalid Dafir, Der Koran- Pädagogische Reflexion in reformdidaktischer Hinsicht, 2015,
Hamburg.
Fuat Sanaç, Erziehung und Bildung im Islam, 2011.
Dr. Sci. Nijazi Zylfiu, Didaktika (Teoria e mësimit dhe e mësimdhënies), 2005, Prishtinë