Përfundoi me shumë sukses turneu “Bashkimi 2024”

Turniri tradicional në futboll i organizuar nga xhamia Bashkimi në Linz përfundoi me sukses të madh. Në këtë turnir morën pjesë 24 ekipe, ku shumica ishin nga komuniteti shqiptar, por kishte edhe pjesëmarrës nga komunitetet boshnjake dhe arabe. Turniri u hap me një ndeshje argëtuese mes hoxhallarëve dhe veteranëve të futbollit, duke krijuar një atmosferë miqësore dhe argëtuese për të gjithë të pranishmit.
Përveç ndeshjeve cilësore që u zhvilluan në fushën e sportit, dita sportive ishte e pasur edhe me aktivitete të ndryshme për fëmijët dhe ushqime për të gjithë pjesëmarrësit. Ky kombinim i sportit, argëtimit dhe komunitetit krijoi një atmosferë të ngrohtë dhe të gjallë.
Fituesit e turnirit:
1. Dzemat Nur
2. FC04
3. Opoja
Xhamia Bashkimi falënderon të gjitha ekipet për pjesëmarrjen e tyre dhe për lojën dinjitoze që treguan gjatë turnirit. Falënderime të veçanta shkojnë edhe për gjyqtarët që referuan me profesionalizëm dhe për të gjithë anëtarët e xhamisë që ndihmuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e turnirit.