“Ky ishte Muhamedi a.s.”

 

Për kënd po flasim? Po flasim për Muhamedin a.s. Krijesa më e mirë, më i miri që ka ecur në këtë tokë. Ai është zotëriu i të parëve dhe të fundëve, është zotëriu i bijve të Ademit në ditën e gjykimit. E kanë përshkru si jo të gjatë dhe as të shkurtër ishte mesatar, dhe ishte nga njerëzit më të bukur.

Thotë Enesi r.a. „Nuk ka mëndafsh më të butë se shuplaka e Pejgamberit a.s.

Kishte flokë të bukura, as kaqurrela e as të drejta. Mes shpatullave të tij kishte një shenjë që quhej „ vula e Profetësisë “. Kur buzëqeshte ishte sikur copë e hënës. O Zot sa e bukur ishte buzëqeshja e tij. Thotë njeri nga shokët e tij: „ Nuk më ka takuar Pejgamberi a.s. vetëm se duke qenë i buzëqeshur, buzëqeshte shumë. Kur qeshte ndonjë herë i dukeshin dhëmballat e tij. Nuk ngriste zërin e tij. Shokët e tij mblidheshin rreth tij dhe qeshnin, ndërsa ai, kur buzëqeshte, fytyra e tij ishte e bukur, e përshkruajn njerëzit me përshkrimet më të mira. Në sytë e tij kishte një skuqje të vogel. Kur ja shikoje sytë dukej sikur të kishte vendosur kozmetikë, ndersa ai nuk kishe vendosur. Kishte ballin e gjërë, ngjyra e tij ishte e bardhë mirëpo jo shumë e bardhë, ishte njeriu më i bukur. Zoti e ka përshkruar atë si mëshirë për botërat. Kur ecte, ecte sikur po zbriste nga ndonjë kodër, nuk shpejtonte në ecjën e tij, mirëpo ishte mesatar. E donte nji lloj veshje të gjatë arabe (kamis) dhe poashtu i donte rrobat e bardha, poashtu vishte edhe rroba të tjera, dhe vendoste një lloj të turbanit shumë të bukur. Ishte modest sa që po ta shihje do ta doje, e shihje sinqeritetin në fytyrën e tij. Kush është ai? Është njeriu më i dashur tek Zoti. Ai është vula e profetëve dhe lajmëtarëve. Ai është Muhamedi paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Në shtëpin e tij nuk gjeje shumë ushqim dhe pije, mbështetëj në dy gjëra: Hurmat dhe Ujin. Thoshte Aisheja r.a. kalonin muaj njëri pas tjetrit e në shtëpin e grave të tij nuk ndizej zjarri për të gatuar ushqim. Ndonjëherë uritej dhe lidhte një gurë në barkun e tij. Kush? „Ju ka ardhur një Profet nga mesi juaj, Atij i vie  rëndë për vuajtjet tuaja, i brengosur për besimtaret, i butë dhe i mëshirshem“. E donte parfumin dhe e përdorte shumë, bile djersa që dilte nga trupi i tij ishte nga erërat më të mira, sepse nga ai nuk dilnin vetëm se erërat e mira. Deri sa edhe e qajtura e tij ishte sikur fishkëllima e kazanit, sikur uji që vlon. Nuk e ngriste zërin e tij as në të qajtur e as në bërtimë e as në asgjë tjetër. Ishte njeriu më i mirë fizikisht dhe moralisht. Zoti e ka përshkruar me këto fjalë: „Vërtet ti je në shkallën më të lartë të moralit.“

 

E donte vetminë dhe vetmimin me Zotin e tij. Falej shumë natën, bile cdo natë falej, falej natën dhe qante, deri sa vinte Bilali e shikonte atë duke qarë dhe i thoshte atij: O i derguar i Zotit, pse po e bënë këtë me vetën tënde, e Zoti ti ka falur të gjitha mëkatet e kaluara dhe të ardhshme! Ia kthente Bilalit: „O Bilal, a të mos jem rob falënderues? A mos të jem rob falënderues? Pastaj i tha Bilalit: Më janë zbritur sonte disa ajete, mjerë për atë që i lexon dhe nuk mediton rreth tyre: „Me të vërtet, në krijimin e Qiejve dhe të Tokës, në ndërrimin e ditës dhe të natës, ka argument për ata që kanë arsye dhe intelekt“. Enesi r.a. i kishte shërbyer nëntë vite dhe thotë: Ai kurr nuk ishte i zemëruar me mua dhe kurr nuk ofshante dhe as nuk më ka thënë për dicka që e kam bërë, pse e bëre? E as nuk më ka thënë për dicka që nuk e kam bëre, pse nuk e bëre? Nënte vite ishte në këtë gjendje. Kalonte kah fëmijet dhe i përshëndeste ata, kishte ndëgjuar se një femiu i kishte vdekur pëllumbi i tij dhe shkoi tek ai për ta ngushlluar e i thotë: „O baba i Umejrit“: fëmiun e vogël e quante „baba i Umejrit“. E pyet fëmiun „o baba i Umejrit cpo bënë Nugejri (pllumbi i tij)? Kush është si ai në moralin e tij? Kush është sikur ai në përshkrimin e tij?

Pikëlloheshte kur pikëlloheshin të tjerët, dhe gëzohej kur gëzoheshin edhe ata, ishte aq modest sa që kur e shihje nuk e dalloje se ishte i derguar i Zotit, kjo ishte për shkak të modestis së tij të madhe.

E kishin parë atë disa nga lajmëtarët e udhëheqësve të vendëve të tjera. E panë moralin e tij dhe dashurinë e shokëve të tij për të, dhe nuk kishin parë më herët një mbret në botë sikur Muhamedi a.s. Këto janë disa nga përshkrimet dhe moralet e tij. Për Zotin sikur të flisnim për të do të na duheshin orë, ditë dhe muaj të tërë dhe përsëri nuk do të mundeshim të përshkruajm ashtu si duhet të dërguarin e Zotit, sepse ai është udhëheqësi i të devotshmëve dhe zotëriu i bijve të Ademit a.s.

 

„Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi Muhamedin a.s.“

 

Përshkrim nga Shejh Nebi El Avadi