Frytet e humanitetit në Islam (Pjesa e dytë)

Falënderimet i takojnë vetëm All-llahut xh.sh. ndërsa salavatet dhe selamet le të jenë gjithmonë mbi të dërguarin e Tij, Muham-medin a.s.

Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra:

Në hutben e javës së kaluar, u ndalëm në pikën e parë të tre parimeve humane njerëzorë që i ka cekur Islami e që ishin, vëllazëria, barazia mes tyre dhe liria e njeriut. Sot inshaAll-llah, do mundohemi shkurtimisht, të përmendim dic edhe për dy parimet tjera, pra barazia dhe liria njerëzore. Në Kur’anin f.m thuhet: ,, O njerëz, Ne ju kemi krijuar juve prej një mashkulli dhe një femre dhe u kemi bërë popuj e fise që ta njihni njëri- tjetrin. Më fisniku tek All-llahu është ai i cili më së shumti i ruhet Atij, All-llahu me të vërtetë, është shumë i dijshëm dhe i informuar mirë‘‘ ( El-Huxhurat, 13).

Pejgamberi a.s. u ka predikuar njerëzve në kontekst të këtyre ajeteve në Haxhin e lamtumirës (haxh-xhetul veda ) kur ju drejtua masës së gjërë me fjalët më të mdhaja:,, O njerëz! Zoti juaj është një, poashtu edhe babai juaj është një. Nuk ka përparësi arabi prej joarabit, as joarabi ndaj arabit, as i kuqi ndaj të ziut, as i ziu ndaj të kuqit përvec se në devotshmëri. Më fisniku prej jush është ai që më tepër i frikohet All-llahut xh.sh‘‘ .( Transmeton Bejhekiu dhe Xhabiri). Në një hadith tjetër urdhërohet: ,, Njerëzit janë fëmijë të Ademit, e Ademi është krijuar prej tokës!‘‘.

Të gjithë njerëzit janë të barabartë para All-llahut pamarrë parasysh se cilës shtresë i takojnë, dhe nuk i jepet prioritet pasanikut ndaj të varfurit, por vetëm ajo që e meriton. Me këtë Islami i crrënjosë të gjitha segregacionet dhe ndarjet klasore mes njerëzve të cilët kanë ekzistuar më parë por edhe sot e kësaj dite janë prezente në disa shoqëri. Muham-medi a.s. shembulli më i madhë i njerëzimit, respektonte edhe njerëzit e feve tjera. Një rast kur pranë tij kaloi njjë kufomë dhe Muham-medi a.s. u ngrit në këmbë. Shokët e vet i thanë: Ja Resulall-llah, kjo ishte një kufomë e një cifuti! Ai ua ktheu: Pse a nuk është ky njeri?

I dërguari i All-llahut, kur hyri si fitues në clirimin e Mek-kes, fjalën e parë që tha para masës së njerëzve ishte: Jeni të lirë që të gjithë, liri me plotkuptimin e fjalës, në besim dhe në cdo gjë tjetër. Islami këtë barazi e bëri edhe në praktikë, siq janë adhurimet që jemi të obliguar, si p.sh namazet me xhematë, ku eliminohen të gjitha paragjykimet dhe ndarjet mes klasave të njerëzve. Aty në safat e mbushura, gjejmë njerëz të kategorive të ndryshme, të pasur, të varfur, të bukur, jo të bukur, të shëndoshë dhe me të meta, por në safa janë që të gjithë të barabartë. Të gjithë i drejtohen një Zoti, All-llahut xh.sh. kanë të njejtën kible, lëvizjet e njejta, i drejtohen imamit të njejtë, dhe ktu ma nuk mbetet vend për mendjemadhësi dhe kryelartësi.

Lusim All-llahun xh.sh. që të na pajisë me këto cilësi humane njerëzore, dhe të jemi praktikues të porosive Kur’anore dhe profetike të Muham-medit a.s. Amin

 

Hutbe e mbajtur më 24.04.2015

Xhamia ,, BASHKIMI’’ Linz

Imam, Menderez ef. Alili