Me datë 26 Nëntorë e Diel, shoqata ,, Bashkimi ” festoi ngjarjen më të madhe të kombit, 28 Nëntorin, ditën e Flamurit kuq e zi, Pamvarësinë e Shqipërisë, daljen në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jasharit.
Gjithashtu në këtë manifestim u shënua edhe 20 vjetori i ekzistimit të xhamisë, shoqatës ,, Bashkimi “, ku u shfaqën para publikut edhe disa foto rikujtuese të Bashkimit dhe programeve të saja ndër vite.
Programi filloi me intonimin e himnit kombëtarë e që më pas u shfaq një pjes nga filmi Nëntori i dytë dhe Adem Jashari.
Fjalë rasti kishte kryetari i Shoqatës Vahidin ef.Beluli i cili në mes tjerash shprehu falënderim për çdo kontribut të anëtarëve të kësaj qendre gjigante.
Një interesim i jashtëzakonshëm ishte nga shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Linz dhe më gjërë, saqë ishte e pamundur të sigurohen vende për të gjithë në sallën e mbushur plot e përplotë. Me qindra njerëz ishin mjaft të lumtur me pjesmarrjen në këtë tubim madhështor, me programin e prezentuar nga nxënësit tanë dhe me ligjëratën e mbajtur nga musafiri special i ftuar për këtë manifestim, shkrimtari i madh Kim Memeti.
Ai u tregua mjaft modest dhe me modestin më të madhe ju drejtua të pranishmëve me fjalë që jepnin mesazhe dhe informacione të rëndësishme se ku jemi ne shqiptarët dhe se si do të zhvillohen ngjarjet në të ardhmen në Kosovë, Shqipëri, Luginë, Maqedoni dhe në rajon.
Në fund ai iu përgjigjë edhe pyetjeve të njerëzve.
Mbas mbylljes së programit, biseda vazhdoi deri vonë me Kim Memetin në lokalet e xhamisë ,, Bashkimi ” gjegjësisht në restorantin Aroma.
Poashtu në këtë manifestim u prezentua edhe udhëheqsja e re e shoqatës së gruas ,, Ardhmëria ” z.Medina Sahiti e cila do të jetë kryetare e shoqatës.
Bashkimi falënderon nga zemra musafirin Kim Memetin, nxënësit, aktorët dhe të gjithë që ndihmuan dhe u angazhuan në mbarëvajtjen e këtij manifestimi kaq gjigant.
Autor dhe moderator i programit ishte Menderez Alili, imam i xhamisë Bashkimi.
Ju falënderit dhe shihemi në organizime tjera.