Nuk kishte më bukur se ta përmbyllim muajin e Ramazanit dhe festën e Bajramit se sa me programin për fëmijë, i cili program tashmë disa vite me radhë organizohet në xhaminë tonë dhe është bërë tradicional.
E filluam programin me disa ilahi dhe këshilla për fëmijët e pastaj me lojra dhe kuiz rreth Ramazanit.
Kishte edhe recitime dhe këndime nga fëmijët.
Rreth 300 fëmijë dhe prindërit e tyre e zbukuruan xhaminë tonë dhe e bënë madhështore këtë festë të Fitër-Bajramit.
Në fund nga Xhamia Bashkimi u shpërndanë dhurata për të gjithë pjesmarrësit.
Fëmijët ishin shumë të gëzuar që automatikisht na mbushën edhe neve si organizatorë me emocione.
Me lutje drejtuar Zotit që t’i ruan fëmijët nga problemet e dunjasë e mbyllën festën e Bajramit me shpresë të takohemi sërish në festa tjera.
Paqë dhe dashuri për të gjithë fëmijët tanë dhe kudo në botë!
Urime e shihemi në festa dhe manifestime tjera.