Një ditë e veçantë në xhaminë Bashkimi në Linz ku pas namazit të drekës ligjëroi profesori universitar dr. Zekirija Sejdini i cili me qasjen e tij zgjoi vemendjen e të pranishmëve me realitetin që na rrethonë si dhe përgjegjesit e thjeshta dhe praktike për të cilat secili besimtar duhet të reflektoj duke u nisur nga vetëvetja. Takimi ishte interaktiv ku edhe të pranishmit patën mundësi të pyesin dhe shkëmbejnë mendimet e tyre. Në teravi xhemati ishte i nderuar edhe me mysafirin tjetër dr. Selver Xhemaili Drejtor për Diasporë prane BFI të RMV i cili në ligjeratën e tij u fokusua në efektin shpirrtëror të agjërimit dhe parapregaditjes me koncept për botën tjetër. Mė pastaj dr. Sejdini shpalosi para të pranishmëve mundësitë që ofron shteti austriak për shkollimin edukativ dhe fetarë si mundësi për t‘ë punuar në arsimin e përgjithshëm si dhe atë fetar.
Pas namazit të teravisë vazhdoj ndeja ku odës së xhamisë iu bashkangjit edhe dr. Shenasi Mehmeti ligjërues në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup dhe kryeimami i ALKIG-ut Usam ef. Alimi ku u diskutua për mundësinë e avansimit të shqitarëve në Austri ne fushën e edukimit dhe arsimimit.
Vlenë të theksohet se në këtë natë antarët e xhamisë kanë shtruar edhe iftarë të cilin vetë e kanë financuar.