Falenderojmë përzemërsisht të gjithë mysafirët, që ditën e dyerve të hapura të xhamisë në xhaminë Bashkimi në Linz e kanë bërë një ndodhi të veçant. Aty u takuan politikanë, përfaqësues të xhamive dhe komuniteteve si dhe vizitorë tjerë për t’u njoftuar me veprimtarinë e xhamisë dhe për të shkëmbyer biseda.
Pas fjalimëve përshendetëse u prezantua edhe historia e Islamit në Austri nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Austrinë e Epërme mr. Binur Mustafi, kurs më pas vizitorët u njoftuan me hapsirat e xhamisë, simbolikën e tyre si dhe aktivitetet që bëhen në to. Ishte një takim i mrekullueshëm ku u shkëmbyen edhe biseda të ndërsjellta nga të cilat të gjithë ne përfituam. Aty nuk munguan kafeja dhe ëmbëlsirat gjatë shijimit të të cilave u zhvilluan shumë biseda inspiruese.
Ne falenderojmë të gjithë vizituesit për interesin që kanë treguar e veçmas përfaqësuesit politik të cilët kanë gjetur kohë t’i përgjigjën kësaj ftese.
Veçanrisht falenderojmë Këshillin e Bashkësisë Islame të Austrisë së Epërme (IRG fuer OÖ) për përzgjedhjen e xhamisë sonë si nikoqire të këtij projekti.
Urojmë që të mbizotëroj fryma e bashkëpunimit përherë në shoqërinë tonë.
Falenderojmë të gjithë ata që kontribuan në shënimin e kësaj dite të veçantë.