E pyeti nipi gjyshin e tij:
– Gjysh, më thuaj ç’është jeta?
Gjyshi u përgjigj:
– Jeta është koha në mes ezanit dhe namazit.
Mirëpo, fëmijën përgjigjja e gjyshit nuk e kënaqi dhe pyeti:
– Si kjo? Por, jeta nuk është kaq e shkurtër?!
Në këtë gjyshi tha:
– Po, po, nipi im. Vërtet jeta është e shkurtër. Ekziston ezani pa namaz, por gjithashtu ekziston namazi pa ezan, ndërsa jeta zhvillohet mu në mes këtyre dyjave.
– Nuk kuptoj … Më thuaj gjysh, çka nënkupton me këtë?
– A të kujtohet kur javën e kaluar vëllait tënd të porsalindur Aliut ia kënduam ezanin në vesh? Ja, ky është ezani pa namaz.
– Këtë e di.
I tha i hutuar nipi gjyshit.
– Por, më thuaj cili është namazi pa ezan?
– E këtë do ta kuptosh kur të vdes gjyshi.
Iu përgjigj gjyshi.
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi