Fundi i Ramazanit është mërzi dhe njëkohësisht gëzim për besimtarët.
Ata mërziten se po ndahen nga ai por edhe gëzohen sepse arritën ta përfundojnë këtë ibadet madhështorë dhe në fund ti gëzohen festës së Bajramit.
Dhe ja më në fund pas një muaji të plotë agjërim, erdhi dita e Bajramit.
Besimtarët në këtë ditë ia mësyen xhamisë për faljen e namazit të sabahut dhe të bajramit. Për pak kohë u mbushën të gjitha hapsirat e xhamisë dhe një pjesë e besimtarëve u detyruan të falen edhe në oborrin e saj.
Programi i kësaj dite filloi me faljen e Sabahut nga hoxha musafir për ramazan Arian ef.Loku e pastaj me këndime fetare edhe nga imami i xhamisë Menderez ef.Alili.
Në vizitë siq ishte paralajmëruar erdhi kryetari i qytetit z.Klaus Luger dhe kryetari i Bashkësisë Islame për Austrinë e Epërme z.Binur Mustafi, të cilët ua uruan festën e Bajramit besimtarëve prezent.
Faljen e Namazit të Bajramit e kreu Vahidin ef. Beluli kryetar i Xhamisë dhe Alkig.
Pastaj hutben e Bajramit e mbajti imami i xhamisë Menderez ef. Alili.
Ishte një ditë e këndshme dhe e begatë në çdo aspekt.
Zoti ua pranoftë të gjitha ibadetet.
Urime festa e madhe e Fitër-Bajramit.
Bajrami 2024 në xhaminë Bashkimi ( Foto & Video )
- 04/11/2024