Në mëngjesin e 1 Majit, një marsh i organizuar nga partia socialdemokrate SPÖ u zhvillua në qytetin e Linz-it, në Austri. Në këtë marsh morën pjesë edhe Unioni i Shoqatave Shqiptare në Linz me kryetar Arlind Rexhepi, e perbere nga Shoqata/Xhamia „Bashkimi“ me kryetarin Vahidin Beluli dhe Shoqata e gruas „Ardhmeria“ me zev. kryetaren Nderime Mahmuti.
Marshimi filloi në ora 9:00 në Teatrin e Muzikës dhe vazhdoi përmes qendrës së qytetit, duke arritur në Hauptplatz, ku u pritën nga kryetari i bashkisë së Linz-it, Magj. Klaus Luger.
Në këtë marsh morën pjesë qytetarë, organizata dhe partitë politike të ndryshme, për të shprehur solidaritetin e tyre me punëtorët në këtë ditë të rëndësishme.
Pas përfundimit të marshimit, Adnan Abdullahu, i njohur edhe si këshilltari i kryetarit Klaus Luger për komunitetin shqiptar në këtë qytet, falenderoi të gjithë pjesëmarrësit nga shoqatat shqiptare për pjesëmarrjen e tyre në këtë marsh.
Abdullahu theksoi se pjesëmarrja e shoqatave shqiptare në këtë marsh ishte një tregues i fortë i bashkëpunimit dhe solidaritetit mes komunitetit shqiptar dhe bashkisë së Linz-it. Ai u shpreh se kjo ishte një shenjë e rëndësishme e pranisë dhe kontributit të komunitetit shqiptar në qytetin e tyre.