Në një atmosferë impozante në Xhaminë ,, Bashkimi ” u fal namazi i Fitër-Bajramit dhe u festua kjo festë madhështore.
Qysh në orët e hershme të mëngjesit besimtarët iu drejtuan shtëpisë së All-llahut, me gëzim dhe shpresë te All-llahu xh.sh se u janë pranuar ibadetet e kryera gjatë muajit të Ramazanit. Të gjitha hapësirat ishin të mbushura plot sa që ishte e pamundur që të gjithë të jenë në xhami kështu që një pjesë e madhe e besimtarëve u falën në oborrin e xhamisë.
Madhështore e bëri këtë ditë feste prezenca e kryetarit të qytetit mag.Klaus Luger dhe mag.Binur Mustafi, drejtues i Bashkësisë Islame për Austrinë e Epërme.
Namazin e Sabahut e fali studenti Shuajb ef.Nexhipi, musafir për muajin e Ramazanit.
Fjalë rasti pati kryetari i xhamisë Vahidin ef.Beluli.
Udhëheqës i programit të Bajramit ishte Imami i xhamisë Menderez ef.Alili i cili e fali namazin e Fitër-Bajramit dhe mbajti hutben e Fitër-Bajramit.
Vlen të përmendet organizimi mjaft i mirë i kryesisë dhe kuvendit të xhamisë, kameramanët dhe xhematit të cilët ishin shembullor si çdo herë.
Imami i xhamisë i falënderojë që të gjithë duke lutur Zotin f.p tu jep shëndet e mbarësi në familje dhe në shoqëri.
Selame për të gjithë.
Shënohet Fitër-Bajrami në xhaminë ,, Bashkimi ” në Linz
- 04/21/2023