Roli i Zekatit dhe Sadakatul Fitrit në mbarëvajtjen e jetës fetare të myslimanëve në trojet shqiptare

 

Ardhja e muajit të bekuar të Ramazanit bartë me vete vlera shumë dimenzionale duke përmbushur nevojat shpirtërorë të besimtarëve përmes plotësimit të një shtylle të islamit që sfidonë dhe parandalonë çdo gjë negative si dhe ngrit dhe motivonë besimtarët për avantazhe shpirtërore, morale dhe sociale. Edhe pse urdhëri për dhënjën e zekatit vjenë i pa ndarë me urdhërin për faljen e namazit e që është motivim dhe stimulim i besimtarit, ramazani është koha kur besimtari plotësohet shpirtërisht dhe energjinë e akumuluar me urdhërin e dhënjes së zekatit të ripërsëritur në Kur’anin Famëlartë e shkarkonë pikërisht gjatë muajit të agjërimit, edhe pse nuk është e detyrueshme koha e zekatit në Ramazan. Me që aspekti financiarë është celula e zhvillimit të çdo gjëje, nuk mendojë që ndonjë sistem qoft shoqërorë apo edhe fetarë e ka integruar më mirë se feja islame. Integrimi i zekatit në shtyllat e fesë islame është argument i pa kontestueshëm se sa i rëndësishëm është individi dhe mirëqenja e tij1. Mos përmbushja e kësaj shtylle paraqetë besimtarin e paqëndrueshëm dhe të pa sigurtë, sepse nuk mund të ketë qetësi dhe siguri në një objekt që nuk plotësonë shtyllat e parapara për ekzistencen e tij. Varfëria është një segment i cili vështirësonë jetën e njeriut, krijon përshtypje pa sigurie, depresion e mund të qojë edhe deri të veprat e shëmtuara dhe kriminale, gjë të cilën e përshkuran edhe i dërguari i Allahut kur thotë “Varfëria është gati pabesim”. Për këtë arsye feja islame e luftonë varfërinë përmes tre instrumenteve shumë me rëndësi dhe domethënje: Zekatit obligativ njëherë në vit, Sadakatul Fitrit poashtu obligativ në muajin e Ramazanit dhe sadakasë vullnetare në çdo kohë, pa përkufizime dhe sipas mundësisë.

Për shkak të peshës që ka ky faktor financiar, parimishtë është e paraparë sipas kornizave të fesë islame, që institucioni kompetent të merret profesionalisht me marketingun, udhëzimet, organizimet, ruajtjen dhe shpërndarjen e mjeteve të tubuara. Këtë e argumentonë ajeti kuranor i cili i drejtohet Muhamedit a.s. në formë impertive: “Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gbimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’ua shtosh (të mirat) dhe njëhohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. Allahu dëgjonë e sheh.” (Teube:103) Edhe caktimi i punëtorëve institucional të zekatit në kategorinë e pranuesve të zekatit argumentonë për peshën e kësaj çështje që nuk guxon të kryhet shkel e shko, por me njerëz kompetent me ekzistenc financiare të garantuar. “Allahu caktoi obligim që lëmoshat (zeqati etj.) t’ju takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare), punonjësve (që tubojnë)…” (Teube:60) Përdorimi i fjalës sadaka në Kur’an në tri ajete: Teube 58, 60, dhe 103 si dhe në disa hadithe edhe nëse nganjëherë përkthehet si lëmosh, ai është synonim i fjalës zekat.2 Poashtu zotimi të cilin e bëri Ebu Bekri r.a. se do t’i luftojë të gjithë ata që bëjnë dallim në mes namazit dhe zekatit, nëse edhe një litar (kafshësh) do ta ndalojnë3, si dhe miratimi i këtij qëndrimi nga sahabët argumenton për përgjegjësinë institucionale të zekatit.

Nga aspekti tjetër edhe besimtari i ngarkuar me këtë obligim, detyrohet të ndjek udhëzimet e organit kompetent, ngase kryerja e këtij obligimi është ibadet i drejtëpërdrejt dhe plotësim i shtyllave të islamit.

 

Sadakatul Fitri

Sadakatul Fitri është obligim materjal me të cilin besimtari është i ngarkur ta përmbushë gjatë muajit të ramazanit deri para faljes së namazit të bajramit, bazuar në transmetimin e Ibni Abasit i cili thotë: “I dërguari i Allahut ka obliguar Sadakatul Fitrin, si pastirm për agjëruesin nga përgojimet dhe lëshimet, si dhe furnizim për nevojtarët.Kush e kryen atë para faljes së namazit (të bajramit) llogaritet Sadakatul Fitr i pranuar, e kush e kryen pas namazit atëherë ajo është sadaka e rëndomt”.4 Kujdestari i familjes obligohet për pagesën e Sadakatul Fitrit për vete dhe gjithë anëtarët e familjës për të cilët ai kujdesët financiarisht, qoft edhe për fëmiun që lind para faljes së namazit të bajramit, bazuar në transmetimin e Ibni Omerit i cili thotë: “I dërguari i Allahut ka obliguar Sadakatul Fitrin për çdo të lirë, të robëruar qoft mashkull apo femër nga muslimanët”, apo edhe sipas transmetimit të Ebu Hurejrës: “… çdo të lirë apo të robëruar, mashkull apo femër, i madhë apo i vogël, i varfër apo i pasur”.5 Disa nga dijetarët preferojnë dhënjën e Sadakatul Fitrit edhe për fëmiun në barkunë e nënës.6

Urtësia e obligueshmërisë së Sadakatul Fitrit bazuar në thënjën e Pejgamberit a.s. të transmetuar nga Ibni omeri ka dy dimenzione: atë indivudual, pra të agjëruesit, ngase parashihet si pastrim i agjërimit të tij nga ndonjë përgojim apo lëshim i mundëshëm dhe atë shoqërorë me të cilin janë në konsiderat nevojtarët që së paku ata në ditën e festës ta kenë të garantuar sofrën e bajramit, këtë e përforconë edhe thënja e Pejgamberit a.s. ku thotë: “Furnizoni ata (nevojtarët) që të paktën në këtë ditë të mos bredhin (duke lypur)”7 si dhe nevojat tjera shoqërore që janë në interes specifik apo edhe të përgjithshëm bazuar në ajetin e 60-të sures Teube që përcaktonë grupet me të drejtëpranimi të fondeve të obligimeve financiare fetare.

Gjithashtu urtësi e kësaj çështje llogaritet edhe sasia e vogël (minimale), gjë që ju lehtësonë njërëzve ta ndajnë atë me mjetet e tyre që posedojnë e që shumica e ymetit mund të participojnë në këtë ofertë fisnike dhe ndihmë emergjente në këtë rastë të bekuar.8

Sasia e shumës që duhet dhënë si Sadakatul Fitr llogritet në vlerën e dy shujtave ditore në kuzhina publike, duke u bazuar në sasinë e masës së gjërave ushqimore që janë transmetuar nga Pejgamberi a.s. Transmeton Ibn Omeri r.a. “I dërguari i Allahut ka obliguar Sadakatul Fitrin në Ramazan një sa’a 9 nga hurmet apo një sa’a nga elbi…”.10 Pra shuma e Sadakatul Fitrit me valuta bashkëkohore është e ndryshme në çdo shtetë dhe llogaritet me çmimet e vendit. Në vende ku gjendja ekonomike e besimtarëve është e ndryshme atëherë edhe sasia e pagesës së këtij obligimi materjal është i ndryshëm dhe llogaritet në bazë të standardit të të ushqyerit të familjes. Çmimi për Sadakatul Fitrin do të caktohet nga organi kompetent për çështje fetare, kurse standardi i të ushqyerit duhet të caktohet nga vetë paguesit e Sadakatul Fitrit.

 

Forma e tubimit dhe destinimit të Zekatit dhe Sadakatul Fitrit

Edhe pse format e tubimit dhe destinimit të Zekatit dhe Sadakatul Fitrit parimisht duhet të jenë të institucionalizuara, çuditrisht në pjesën më të madhe të muslimanëve, kjo gjë është lënë nën mëshirën e vet besimtarëve, dhe ata me kapacitetin e vetëdijës së tyre fetare vendosin dhe përzgjedhin kategorit ku i derdhin ibadetet e tyre materjale. Se sa ato janë të qëlluara Allahu e dinë më së miri. Por nuk duhet të harrojmë se sipas parimeve islame, po të jetë i inofrmuar zekatpaguesi se vendi ku e ka dhënë Zekatin apo Sadakatul Fitrin është i gabuar, obligohet të paguaj atë edhe njëher. Me që kategorit e pranimit të Zekatit dhe Sadakatul Fitrit bazuar në ajetin e 60 të sures Teube janë më shumë se një pra gjithsejt tetë, automatikisht lënë të kuptohet se këtu duhet të shiqohen prioritetet, dhe për të caktuar prioritetet duhet patur organ kompetent religjioz. Me që jetojmë në një sistem demokratik dhe aspekti fetarë është i organizuar brenda secilit shtetë në formë të pavaur nga shtetet tjera dhe se secili shtet ka bartësit e përgjegjësive fetare, pra ai institucion njeh më së miri rrethanat e shtetit të vetë, nevojat e popullit të vetë, dhe parashikon edhe të ardhmën e popullatës në përgjithësi dhe muslimanëve në veçanti. Prandaj, parimishtë këtij institucioni i takonë edhe trajtimi i çështjeve fetare e konkretisht edhe menagjimi i tubimit dhe destinimit të mjetve materjale fetare, siç është Zekati dhe Sadakatul Fitri. E kjo gjë është më se e nevojshme në vendet ku nuk ka varfëri të skajshme që njerëzit nuk janë të rrezikuar me kafshatën e gojës. Bazuar në këtë mendojë se Bashkësia Islame e ish-Jugosllavisë ka qënë largëpamëse dhe duke u mbështet në parimet fetare dhe gjendjen e popullatës ka rikthyer institucionalizimin e tubimit dhe destinimit të ibadeteve materjale fetare dhe ka përzgjedhur kategorit prioritare, konkretisht “ve fi sebili lah” për ngritjen e fjalës së Allahut. Dhe ky institucionalizim ka sjell frytet e veta në atë kohë dhe ka trashëguar këtë traditë deri në ditët e sodit në të gjitha rajonet e ish-Jugosllavisë ku jetojnë muslimanët e konkretisht edhe në trojet shqiptare.

 

Roli i ibadeteve materjale në ngritjen e fjalës së Allahut në trojet shqiptare

Forma e tubimit dhe destinimit të Zekatit dhe Sadaktul Fitrit në trojet shqiptare jo që ka qënë vetëm vepër bamirësie, por është shëndërruar në vepër riprodhuese. Pra, jo vetëm materjal hargjues por është rikthyer në riprodhim shpirrtëroro-edukativ. Kështu që ky realitet nuk duhet neglizhuar, por duhet thelbësisht të analizohet dhe të nxirren modele që do t’i shërbjenë avansimit të jetës fetare edhe në kohën moderne por edhe në të ardhmën. Themelimi i Medresesë së Ulët në Prishtinë me 1952, zhvillimi i saj dhe marrja e statusit të Medresesë së Mesme në vitet e 60-ta, hapja e Medresesë Isa Beu në vitet e 80-ta në Shkup, hapja e Medresesë në Novi Pazar në vitin 1990, hapja e paralelëve në Prizren dhe Gjilan, hapja e Fakultetit të Studimeve Islame në vitin 1992 në Prishtinë dhe hapja e paraleleve të vjazave në vitin 1997, rangimi i Medresesë në shkollë të Mesme e Lartë publike pas viteve të 2000-ta, hapja e Fakultetit të Shkecave Islame në RMV, me gjithë paralelet e Medresesë anë e mbanë Maqedonisë, Malit të Zi e Preshevës, nuk janë gjëra që kanë pik nga qielli por janë riprodhim i Zekatit, Sadakatul Fitrit dhe sadakave vullnetare të njerëzve të dëvotshëm që tashmë nuk jetojnë por jam shumë i bindur se çdo lutje që bëhet në këto vatra të diturisë, në xhami pas namazeve, në mevlude e tribuna ata do të përfitojnë nga ajo që kanë kontribuar deri sa kanë qënë gjallë.

Për ta argumentuar efektivitetin e Zekatit dhe Sadakatul Fitrit institucional po e rikujtoj gjendjen kur unë isha në Medrese në vitet 1989-1993 të gjithë nxënësit e Medresesë shpërndaheshin në të gjitha hapësirat shqiptare dhe nuk mbuloheshin nevojat për imam, kurse tash të gjitha fshatrat kanë më shumë se një imam. Të gjitha xhamitë janë me imam, e gjithë diaspora është e mbuluar me imam.

Efekt tjetër që nuk duhet lënë anash është forma e interpretimit autoktonë të fesë islame dhe ruajtja e traditave fetare, ngase institucionet tona fetare janë financuar nga vet qytetaret dhe nuk kanë pas nevoj të domosdoshme të financohen dhe ndikohen nga jashtë. Për ta kuptuar këtë më së afërmi mund të bëjmë një krahasim me shtetin amë, pra Shqipërinë ku fatkeqësish për shkak të rrethanave politike komuniste është çrrënjosur kjo traditë institucionale dhe për këtë arsye edhe sot Medreset e Shqipërisë nuk e kanë fatin të funksionojnë të pavarura dhe të financuara nga mjetet e veta, por menagjohen nga shoqata të ndryshme, gjë për të cilën mund të themi se kemi edhe laramani interpretuese dhe ideologjike.

Është për keqëardhje se si shumë njerëz e nganjëherë besa edhe imam e teolog nuk e shohin rezultatin e ibadeteve materjale fetare në fushën e ngritjes së fjalës së Allahut të Lartësuar dhe bëjnë përpjekje për dekanalizimin e Zektati dhe Sadakatul Fitrit në materjalë hargjuese në vendë të atij riprodhues. Mendoj se kjo është përgjegjësi e madhe dhe se është e rëndë për ta arsyetuar para Allahut të Gjithëfuqishëm.

Edhe pse në trojet tona varfëria është e theksuar, megjithëatë nuk është e skajshme dhe anembarë trojeve shqiptare ekzistojnë zyrat sociale që janë përgjegjëse për nevojtarët, poashtu shoqatat humanitare, akcionet e Ramazanit që përmbushin sadopak nevojat e nevojtarëve prandaj, apelojmë që ibadetet materjale fetare të derdhën në fondin shpirrtëroro-edukativ për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e jetës fetare në trojet tona.

Apel të veçant u dërgojmë bisneseve që obligohen me Zekat ashtu sikurse që mundohen kapitalin e tyre ta vënë në shërbim profiti të vazhdueshëm të kujdesën edhe për obligimet fetare materjale t’i destinojnë aty ku janë me profit riprodhues me qëllim të mbarëvajtjes së punës së tyre dhe përfitimit të vlerave shpirrtërore në këtë botë e edhe në botën tjetër. Këtë po e potencojë nga njohurit teorike lidhur me këtë temë si dhe nga përvojat praktike, ngase e shohë se sa dëmë u bëhet institicioneve kompetente me dekanalizimin e derdhjes së ibadeteve materjale fetare, në interesa të ngushta e nganjëherë edhe banale.

 

Vahidin Beluli