Transmetohet nga Ebu Hurejre se Pejgamberi a.s ka thënë:
,,Vërtet Zoti i Madhëruar dërgon melek në tokë për të kontrolluar rrugët dhe për ti gjetur njerëzit që e përkujtojnë All-llahun. Kur të takojnë popullin që e përkujtojnë All-llahun thonë: Kërkoni cka u nevoitet dhe i mbulojnë me krahët e tyre në qiell. Zoti i Madhëruar e din situatën por prap i pyet melekët: Cka thonë robërit e Mi? Melekët raportojnë:
Subhanall-llah, Elhamdulil-lah, All-llahu ekber.
A më kan pare, pyet All-llahu? Jo wall-llahi nuk të kan parë. Po si do të vepronin nëse më kishin parë, pyet All-llahu? Sikur të kishin parë do të adhuronin edhe më shumë, do të lavdëronin më shumë dhe do të falënderonin më shumë.
Pastaj All-llahu i Madhëruar pyet melekët, cka kërkonin prej Meje besimtarët?
Kërkojnë xhen-netin, përgjigjen melekët.
Po a e kan parë xhen-netin? Pyet All-llahu xh.sh.
Jo, nuk e kan parë, përgjigjen melekët.
Po sikur ta kishin parë xhen-netin?
Sikur ta kishin parë xhen-netin do ta lakmonin më shumë, do të punonin më shumë, do ta dëshironin dhe do ta kërkonin më shumë atë, thanë Melekët.
Nga cka kërkojnë mbrojtje robërit e Mi, pyet All-llahu melekët e Tij?
Nga zjarri i xhehen-nemit, iu përgjigjën melekët.
A e kan parë xhehen-nemin robërit e mi, pyeti All-llahu xh.sh?
Jo , nuk e kan parë o Zoti ynë.
Po sikur ta kishin parë, cka do të bënin ata, pyet All-llahu xh.sh?
Sikur ta kishin parë xhehen-nemin do të frikësoheshin më shumë prej tij dhe do të largoheshin nga rruga që shpie te ai. Zoti i Madhërishëm u thotë melekëve: Dëshmojë para juve se u kam falur atyre gabimet. Njëri nga melekët ndërhynë dhe thotë: O Zoti Madh, në mesin e tyre është një njeri i cili ka ardhur për një nevojë tjetër?!
All-llahu xh.sh: ata janë një popull dhe të gjithë janë për një kuvendim. Mutefekun Alejhi
Hutbe e mbajtur më 01.04.2016 Xhamia,, BASHKIMI” Linz Imam, Menderez ef. Alili