Me rastin e aksionit ndërkombëtarë „16 ditë kundër dhunës ndaj grave“ hutbeja e sodit në xhamitë e ALKIG-ut ju kushtua kësaj teme me qëllim të sensibilizimit të shoqërisë për respektin dhe favorizimet që islami i dha gruas duke e ngritur atë në pjedestalin më të lartë në shoqëri. Prandaj është absolutisht e pa pranueshme në islam që femra të keqtrajtohët në çfardo forme qoft ajo. ALKIG apelonë edhe njëher tek të gjithë në përgjithësi e tek Komuniteti ynë në veçanti që femra të trajtohet e barabart në shoqëri dhe të respektohet ashtu siç i ka respektuar dhe nderuar i dërguari i Allahut, Muhamedi a.s.
ALKIG falenderon edhe imamët për kontributin e tyre për ngritjen e vetëdijes tek frekuentuesit e xhamive për çështje të rëndësishme fetare dhe shoqërore.